Britania nuk dëbon kriminelin shqiptar! Gjykata merr vendimin e çuditshëm: Djali i tij ndjen “neveri” nga mishi i pulës në Shqipëri

Një gjykatë britanike ka marrë një vendim të çuditshëm, duke lejuar një kriminel shqiptar të qëndrojë në Britaninë e Madhe pasi djali i tij, 10 vjeç, nuk pranon të hajë ushqim nga vendet e tjera. Gjykata e emigracionit e konsideroi të tepërt detyrimin e djalit për t’u shpërngulur në Shqipëri për shkak të “neverisë” që ai ka ndaj mishit të pulës që mund të konsumojë në vendin e tij.

Kjo çështje është bërë publike nga The Telegraph, duke theksuar se gjykatësi e mori vendimin duke iu referuar të drejtave të jetës familjare, si dhe ndikimit që largimi mund të kishte për djalin.

Në të njëjtën kohë, raportet tregojnë se arrestimet për punë të paligjshme janë rritur ndjeshëm, duke u rritur me 73% krahasuar me janarin 2024.