Britania e Madhe vendos ekstradimin drejt Shqipërisë të Edmond Haxhisë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj
Gjykata britanike vendos ekstradimin drejt Shqipërisë të Edmond Haxhisë dhe tre nga katër britanikët e akuzuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj Mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
Vrasësi u koordinua nga shtetasit e tjerë deri në momentin që kreu ekzekutimin .Pas ngjarjes të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.