Brad Pit akuzohet për dhunë/ Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin: Na ka dhunuar fizikisht

Lufta e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kantinë franceze që dikur zotëronin së bashku, po arrin në krye dhe po rindez konflikte të vjetra, pasi dokumentet e reja ligjore pretendojnë një histori të abuzimit fizik të Jolie dhe fëmijëve të tyre nga ana e Pitt në gjendje të dehur gjatë një fluturimi në vitin 2016.

Në gjyq, Jolie do të provojë përmes dëshmive, e-maileve, fotografive dhe provave të tjera sjelljen e PITT.

Ditën e enjte Jolie ka paraqiti një mocion në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ku ajo pretendon se u përpoq t’i shiste Pitt aksionet e saj në kantinë Miraval, por negociatat e tyre u ndërprenë pasi Pitt, e kushtëzoi atë që të mos fliste për abuzimin.

Nga ana e tij Pitt me herët thotë se ai dhe ish-bashkëshortja e tij ishin pajtuar që të mos i shisnin pjesët e tyre në pronë pa lejen e njëri-tjetrit.

Aktorja e refuzon këtë dhe e fajëson ish-bashkëshortin për përfundimin e bisedimeve për blerjen e aksioneve të saj në pronë.

Ne vitin 2022, Pit ka paditur ish-bashkëshorten me pretendimin se vendimi i saj për t’ia shitur pjesën e aksioneve në pronën në Francë një oligarku rus përbën përpjekje për ta minuar investimin e tij.

Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt në vitin 2016. Ata u deklaruan ligjërisht beqarë në 2019 dhe një marrëveshje e përbashkët e kujdestarisë u krijua në 2021.

Procedurat ligjore për sa i përket mosmarrëveshjes Miraval gjithashtu mbeten në vazhdim. Ish-çifti bleu pronat e vendit dhe punishten e verës në jug të Francës në vitin 2008.