“Braçja mos hajë shumë m** (miza)”- Ina Zhupa reagon pas mbylljes së seancës së Kuvendit: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec! Rama ka thënë në foltore…
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes së seancës parlamentare në Kuvend, ku u shpreh se i qëndron fjalëve që tha ndaj ligjvënësit socialist Erion Braçe.
Ina Zhupa, në një deklaratë jashtë Kuvenit, u shpreh se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë dhe “jo më një burrec”, referuar Erion Braçes.
Ndërsa iu drejtua deputetit socialist duke thënë se “Braçja mos hajë shumë m** (miza)”, duke shtuar se nuk tremben nga askush nga maxhoranca.
Deputetja Zhupa deklaroi se “nëse ka një fjalor për t’u dënuar është i Ramës, që e ka përdorur m***, si m*** dhe na ka thënë të gjithëve plehra”.
Ina Zhupa: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari. Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj maxhorance në arsim.