Botërori i peshëngritjes/ Erkand Qerimaj në pesë më të mirët e botës, Briken Calja një pozicion më poshtë! Shqipëria pa medalje

Peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk kanë mundur t’i japin medalje Shqipërisë, në Botërorin e këtij sporti që po zhvillohet në Ryad të Arabisë Saudite. Në peshën deri në 81 kilogramë, dy sportistët nuk mundën t’i jepnin medalje Shqipërisë, teksa Qerimaj u fut në pesë më të mirët në botë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura.

Erkand Qerimaj garoi në Baterinë A, teksa e mbylli Botërorin në dygarësh në vendin e shtatë, me 338 kilogramë. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj e nisi garën me 153 kg, duke e ngritur me sukses këtë peshë. Në provën e radhës, shkodrani shtoi peshën në 156 kilogramë, gjë që ia doli ta ngrinte në provën e tretë, duke mbyllur këtë disiplinë në vendin e pestë. Në stilin e shtytjes, Qerimaj ngriti 182 kilogramë, duke e mbyllur në vendin e tetë.