Prej orësh rreth 250 milionë amerikanë i janë drejtuar kutive të votimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamala Harris për demokratët dhe Donald Trump te republikanët janë në garë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Gara është e ngushtë ndërsa shtetet e fushës së betejës janë Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin pritet të jenë thelbësore në rrugën drejt fitores. Pensilvania është shteti me 19 vota në Kolegjin Elektoral. Harris dhe Trump kanë nevojë për të paktën 270 nga 538 vota elektorale për të fituar.
Sipas Exit poll të “CNN” për zgjedhjet në Amerikë, 43% e votuesve thanë se ishin “të pakënaqur” me drejtimin e vendit, 29% “të zemëruar”, vetëm 19% “të kënaqur” dhe 7% “entuziastë”. Për 61% të të anketuarve, ditët më të mira të Amerikës janë “në të ardhmen” dhe për 34% “në të kaluarën”. 58% e të anketuarve thanë se “nuk i miratojnë” veprimet e presidentit Joe Biden, krahasuar me 41% që i “miratojnë”.
Problematikat kanë qënë të shpeshta, teksa Donald Trump u ka ndaluar gazetarëve të disa mediave amerikane që të futen në festën e organizuar në Florida, në shenjë “hakmarrje” për njëanshmërinë që ai pretendon se këto mediat kanë treguar gjatë fushatës.
Gazetarët nga Politico, Axios, Puck, Zëri i Amerikës dhe Mother Jones nuk janë lejuar të përcjellin për publikun atmosferën nga radhët e republikanëve.