Borrell dhe Varhelyi vizitë në Tiranë, mësohet axhenda e takimit me Ramën
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojnë sot Tiranën.
Mësohet se vizita do të zgjasë dy ditë, në datat 15 dhe 16 mars ku zyrtarët e BE do të mblidhen për Këshillin e Stabilizim Asocimit që pritet të mbahet në vendin tonë.
Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.