”Bordi i Transparencës” sërish në Kushtetuese, Gjykata shqyrton sot padinë e PD-së

Padia e bërë nga Partia Demokratike për Bordin e Transparencës do të shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese në orën 10.00

Partia Demokratike thotë se qeveria nuk ka bërë analizë të thelluar për nevojën dhe urgjencën e Bordit. Sipas PD-së bordi nuk mund të përcaktojë çmimet, pasi është në kundërshtim me tregun.

Ndërkohë sot pritet të mbyllet shqyrtimi dhe brenda 1 muaji, do të jepet vendimi.

Kujtojmë se ky bord u ngrit në kushtet e luftës në Ukrainë, në mars të 2022.