Bora izolon banorët në zonat malore të Korçës, trashësia shkon 1.5 metra në Mashkullorë

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij të fundit.

Në zonën e njohur di Mashkullorë dëbora ka arritur në 1.5 m lartësi duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.

Megjithatë ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Korçës ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës punë e cila pritet të zgjatë disa ditë për shkak të trashësisë së madhe të saj.