Bombë në Mal të Zi, vriten 2 anëtarë të grupit ‘Skaljar’

Dy persona kanë humur jetën dhe 3 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në Cetinje të Malit të Zi, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes pranë një Qendre Sportive.

Sipas medias kroate Vijesti, viktimat janë Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganovic anëtarë të klanit kriminal ‘Skaljar’.

Prej muajsh policia i druhej një krimi të tillë pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.