Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja të përjetshme!
Irani ka reaguar ashpër pas bombardimeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara ndaj centraleve bërthamore, duke paralajmëruar pasoja të rënda për veprimin e Uashingtonit. Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i ka dënuar sulmet si “të shëmtuara” dhe ka theksuar se vendi i tij po rezervon “të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij”.
“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të tmerrshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale,” shkroi Araghchi në një postim në platformën X (ish-Twitter).
Ai shtoi më tej se SHBA-të kanë “kryer një shkelje të rëndë” të Kartës së Kombeve të Bashkuara, veçanërisht duke pasur parasysh që janë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.