BMW shpërthen në flakë në Kurbin, shoferi shpëton vetëm … çelsin

Banner

Një makinë ka shpërthyer në flakë mengjesin e sotëm pranë kryqëzimit të Sanxhakut, në Laç.

Automjeti tip BMW ka marrë flakë në ecje e sipër dhe për pasojë ajo është shkrumbuar plotësisht.

Makina e djegur ishte me impiant nafte. Drejtuesi ka qënë i vetëm në automjet dhe sapo ka identifikuar flakët është larguar.

Sipas dëshmisë, ai ka mundur në nxjerr vetëm çelsin nga automjeti, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.