Pas situatës së tensionuar mes deputetit Flamur Noka dhe kryetares së seancës Lindita Nikolla, kryetari i PD ka bllokuar foltoren i rrethuar nga Garda.
Salla u përfshi edhe këtë të hënë nga kaosi, ku Sali Berisha e deputetët e tij mbështetës, janë afruar pranë foltores së Kuvendit.
Bilbilin këtë herë, për të shkaktuar zhurmë në sallë e ka patur deputeti Flamur Noka.
Sakaq kryeparlamentarja Nikolla njoftoi ndërprerjen e seancës plenare, për 5 minuta. Në ndihmë Berishës i ka ardhur sërish facebook, ku ka nisur lidhjen e tij live më ndjekësit virtuale
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ