Bllokohen sërish Kakavija dhe Kapshtica, pala greke tregon arsyen e radhëve të gjata në kufi

Pikat kufitare Kakavija dhe Kapshtica që lidhin Shqipërinë me fqinjin jugor Greqinë janë bllokuar sërish.

Shkak mësohet se anë bërë punimet në sistemimin e të dhënave nga pala greke.

Sipas njoftimit nga ora  09:00 deri në 18:00 do të bllokohet qarkullimi në këto pika kufitare. Sakaq, mësohet se do të lejohen kalimet vetëm për ata që kanë shtetësi greke.

Deri në orën 10:30 do të bllokohet qarkullimi në pikën kufitare në Kakavijë, shkak janë punimet në sistemin e të dhënave nga pala greke. Situata duket se ka ndikuar në reduktimin e qarkullimit, pasi është shënuar një rënie e ndjeshme.

Deri më tani numri i automjeteve që kanë kaluar, në dalje ka qenë rreth 10-15, i cili është tepër i ulët në krahasim me përditshmërinë.

Vetëm shtetasit e pasaportë greke do të lejohen të kalojnë për në Greqi.

Ndersa në pikën kufitare të Kapshticës do të instalohet një sistem i ri. Qarkullimi do të jetë i bllokuar deri në orën 18:00, ku janë lajmëruar dhe shtetasit. .