Bllokohen akset e veriut të vendit/ Apel shoferëve: Mos lëvizni pa zinxhirë

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme 👮👮‍♂️🚔 kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë ☎️112.

📌Respektoni sinjalistikën rrugore🚏🚦
📌Ruani distancën e sigurisë me mjetet e tjera🚧
📌Ndiqni udhëzimet e Policisë së Shtetit👮‍♂️👮🚔