Një grup prej 10 personash kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës në Malësi të Madhe.
Sipas informacioneve në kthim njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Grupi ka njoftuar policinë, pasi nuk kanë mundur të kthehen. Në ndihmë të tyre mësohet se janë nisur Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forca të policisë në Malësi të Madhe.
Mësohet se pasdrekes njëri prej grupit të turistëve ka rrëshqitur dhe për pasojë është plagosur. Kemi të bëjmë me një zonë që eksplorohet shumë, por për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës turistët e kanë pasur të pamundur të lëviznin me të plagosurin, ndaj kanë bërë njoftimin në polici.
Gjendja e shëndetësore e 9 turistëve të tjerë është e mirë, ndërsa i lënduari nuk mund të ecte dot për shkak të dëmtimit.