Ditën e sotme Tirana, mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit dhe masat e sigurisë janë ndër më të lartat.
Disa akse rrugore janë mbyllur prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa shumë të tjera janë mbyllur paraditen e sotme.
Mësohet se në terren janë mbi 1,600 efektivë të policisë, 400 punonjës të gardës që do të kujdesen për ruajtjen e sigurisë së delegacioneve dhe 200 efektivë të Policisë Bashkiake për orientimin e qytetarëve.
“Rruga që lidh Piramidën me stadiumin Air Albania është bllokuar e bllokuar totalisht. 1.604 efektivë të Policisë së Shtetit janë terren.
Në perimetrin e sigurisë do të lejohen vetëm banorët rezidentë që duhet të paraqesin një mjet identifikimi.
Janë dhe 400 punonjës të Gardës, që do të kujdesen për ruajtjen e sigurisë së delegacioneve.
Pjesë e planit të masave janë edhe 200 punonjës së Policisë Bashkiake, për të orientuar qytetarët për lëvizjet e tyre” tha Vija.