‘Blindohet’ Gjykata e Fierit/ Vranë me thikë 19-vjeçarin, jepet sot masa e sigurisë për dy të rinjtë

Nën masa të forta sigurie ,  kanë mbërritur në gjykatën e Fierit dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19- vjecarit Grei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij 20- vjecar Olti Serjanaj.

Florjan Muka dhe Klajdi Muka do të njihen sot me masën e sigurisë teksa mbi ta rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta . 18- vjecari Florjan Muka , ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qëndër të qytetit Grei Bihucin i cili nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe plagosi 20- vjecarin Olti Serjanaj i cili ndërhyri për të shuar sherrin. Klajdi Muka u arrestua vetëm një ditë më pas  , në vijim të veprimeve të thelluara hetimore .

Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë.

Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë opinionin publik e vecanërisht komunitetin fierak te cilët e kanë nderuar 19- vjecarin me homazhe në vendin e ngjarjes. Trupi gjykues i përbërë nga Prokuror Petrit Vuka dhe gjyqtar Noel Veizi do të dëgjojnë dëshmitë e dy të rinjve për të vendosur masën e sigurise . Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar për një thikë dhe në të janë përfshirë disa persona.

Konflikti ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për tu pajtuar , por pikërisht në këtë moment në sherr janë përfshirë më shumë persona. Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes kanë qënë dy personat e arrestuar Florjan e Klodjan Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj , Nebi Alimadhi dhe dy persona të paidentifikuar , palë me Nebiun dhe Grei Bihucin.