Në laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët po studiojnë kafshët dhe insektet lidhur me vetitë e tyre për të zbuluar kancerin.
Siç njofton korrespodentja e Zëri të Amerikës, Dora Mekouar, hulumtimet e fundit sugjerojnë se bletët dhe qentë mund ta zbulojnë sëmundjen më shpejt sesa pajijest mjekësore.
Në fillim të këtij viti, studiuesit në Universitetin e Miçiganit zbuluan se bletët me shqisën e tyre të mprehtë të nuhatjes mund të zbulojnë kancerin e mushkrive në frymëmarrjen e pacientit. Ekipi i tij zbuloi se bletët mund të nuhasin kancerin e mushkërive në frymëmarrjen e një pacienti.
Disa bletë u ekspozuan ndaj provave që imitonin frymën e një pacienti me kancer të mushkërive. Në 93% të rasteve bletët mund të dallonin midis frymëmarrjes së një pacienti me kancer dhe frymëmarrjes artificiale të shëndetshme. Bletët gjithashtu mund të dallonin midis llojeve të ndryshme të kancerit të mushkërive.
Qentë mund të mendojnë se po luajnë, por studiuesit thonë se ata kanë afëtsi të zbulojnë kancerin më mirë se pajisjet mjekësore. Shkencëtarët po vijojnë punën si me qentë dhe me bletët për të mësuar sa më shumë lidhur me aftësitë e tyre për zbulimin e hershëm të llojeve të ndryshme të kancerit