Bleona Qereti shpërthen ndaj Arjan Çanit: O vemje pabuks, ty s’të merr asnjë televizion në punë
Një përplasje e ashpër mes këngëtares Bleona Qereti dhe moderatorit Arjan Çani ka bërë xhiron e mediave. Pas deklaratave të Çanit, i cili gjatë një interviste televizive u shpreh se “nuk e duronte dot” Bleonën dhe se puthja e tyre në një emision kishte qenë “teatër”, këngëtarja ka reaguar me tone të forta, duke e quajtur Çanin një “vemje pabukse”.
“O Arjan Çani, je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione. Je një vemje pabukse që nuk të merr asnjë televizion në punë. Jam e vetëdijshme që me këtë reagim po të bëj nder, se do kapësh gazetat e portalet prapë, por qenieve si ti duhet t’u flasësh me gjuhën që kuptojnë,” është shprehur Bleona në një mesazh drejtuar Çanit.
Këngëtarja ka sqaruar gjithashtu arsyet e përfshirjes së saj në eventet e rëndësishme politike në SHBA, duke thënë se ka qenë një mbështetëse aktive e Donald Trump që prej vitit 2014 dhe ka kontribuar në fushatat e tij me donacione dhe koncerte.
“Unë kam bërë fushata aktive për presidentin Trump, kam regjistruar mijëra njerëz në listat e votimit dhe kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacione për zgjedhje. Ti dhe të tjerë si ty nuk arrini ta kuptoni këtë sepse jeni qenie negative që shpifni dhe jetoni në frustrim,” shtoi Bleona.
Reagimi i këngëtares përfundoi me kritika të ashpra për moderatorin, duke e cilësuar atë si një person që jeton në “adoleshencë të vonuar” dhe që mat botën sipas standardeve të veta.
“O Arian Çani përveçse je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe në emisionet e tua siç e ke pohuar vetë në të gjitha portalet, je një vemje pabukse që nuk të merr me asnjë televizion në punë. Jam e vetëdijshme se me këtë video po të bëj nder se do kapësh gazetat e portalet prapë, por në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese, ordinere si puna jote duhet t’u ulesh në nivelin e tyre që t’u flasësh me gjuhën që kuptojnë.
Po të shpjegoj ty edhe ca vemjeve të tjera që rrinin pas dyerve këtej në Uashington për të kapur ndonjë foto dhe për ta shitur në Shqipëri për ndonjë lekë se cila është vlera ime meqë keni pyetur.
Përveç të gjitha këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të ikë dhe të mbytet, ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frustruar seksualisht dhe vazhdon edhe e mat botën me metrin tënd. Nuk kupton që bota i ka mbaruar uritë seksuale qëkur kanë qenë 15-16 vjeç. Vetëm ty të ka ngecur ora. Këtu është ndryshimi midis meje edhe teje. Ik tani edhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë”, është shprehur Bleona.