Energjia elektrike është ndërprerë mesditën e sotme në të gjithë Tiranën.
Mijëra familje kanë mbetur pa drita në një ditë të nxehtë ku temperaturat i shënojnë 38 gratë dhe dita e sotme është një prej më të nxehtat.
Raportime për ndërprerje të energjisë elektrike kanë ardhur në disa pjesë të kryeqytetit, por duket se kjo ka ndodhur jo vetëm në Tiranë.
Raportime për një gjë të tillë kanë ndodhur në disa qytetësi Durrësi, Elbasani dhe Korçë.
Energjia i është ndërprerë edhe Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, e cila mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.
Mirëpo ndërkohë që seanca vijonte, transmetimi i saj live është ndërprerë.
Ende nuk ka një arsye se përse ndërprerja e energjisë ka ndodhur.OSHEE ka publikuar ditën e djeshme një postim, ku ka njoftuar se dritat do të iknin në disa zona në Tiranë.