Biznesmeni Rrapaj humb ndjenjat kur dëgjon akuzën për grup kriminal, Beqaj pyet gjykatën: Po lekët ku janë?

 

Biznesmeni Ilir Rrapajt humbi ndjenjat në seancën e sotme në GJKKO sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës së tij, ku së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj akuzohen edhe për grup të strukturuar kriminal.

Seanca gjyqësore do të shtyhet për në 9 janar për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.

Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.