Sekuestrimi i apartamentit të Erion Veliajt/ Avokati Elman Abule paraqitet në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e informacionit dy mujor të paraqitur nga SPAK, në kuadër të hetimeve që përfshijnë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Avokati i Veliajt Elman Abule ka mbërritur në ambientet e gjykatës.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallë së parë për sekuestrimin e apartamentit tek “Kodra e diellit”, në pronësi të kompanisë “Agikons” që dyshohet si pasuri e fshehur dhe qe përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.