Bizneset e Lezhës në rënie ekonomike ashtu si zhvlersimi i euros/ Shkak ulja e të ardhurave nga fuqizimi i lekut
GAZETAR: GJERGJ FIGURI
Euro e zhvlersuar do te kete ndikim ne ekonomine lezhjane. Monedha europiane eshte menyra me te cilen tregtohen mallrat dhe sherbimet ndersa kostot jane ne lek dhe kjo do te thote me pak te ardhura per bizneset e turizmit, prodhimit dhe ndertimi, qe jane edhe sektoret kryesor te zhvillimit ekonomik.
Turizmi i ka te ardhurat ne euro pasi punon me kosoven dhe te huajt, por nuk ndryshojne dot cmime pasi pronotimet jane bere shume me heret dhe tashme kane pranuar humbjen qe varion nga 13-15%.
Frika me e madhe eshte se euro do te vijoje te humbase terren me prurjet ne turizem dhe nga emigrantet dhe sipas tyre kjo do te thote veshtersi te shtuara.
Nevoja për ndërhyrje eshte e madhe thone ata, por nuk besojne se dicka e tille do te ndodhe persa kohe edhe nuk ka reagim. Banka e shqiperise dhe qeveria me politika fiskale mund te ndikojne dhe kjo per te mbrojtur prodhimin vendas, punesimin dhe investimet.
Mbi 200 milion euro pritet qe te impaktohen ne ekonomine e lezhes gjate 3 muajve ne vijim, por do te mungojne me shume se 30 miliarde lek me pak vetem nga zhvlersimi i euros.