Moderatorja Fjodora Fjora, e cila është nënë e një djali të birësuar, ka rrëfyer se dëshironte që të kishte tetë fëmijë.
Por, prezantuesja ka rrëfyer se është shumë e vështirë të gjesh një burrë, që të angazhohet për të pasur fëmijë, duke shtuar se “ky është problem i madh”.
“Edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije”, theksoi ajo.
Fjodora Fjora u shpreh se ky është një trend shumë i çuditshëm i shoqërisë shqiptare që e vuajnë të gjitha vajzat.
“Unë nuk jam pesimiste, vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje… Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë.
Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.
Dhe padyshim që gazetarja është përballur me pyetjen e pashmangshme nga djali, se ku është babai i tij.
Fjodora u shpreh se nëse do pranonte në jetën e saj një mashkull që e meriton të jetë prindi i Alteos, duke shtuar se është e lumtur që s’ka bërë zgjedhjen e gabuar.
“I kam thënë vetes nëse dikush e meriton të jetë prindi i djalit tim, pse të mos vijë. Sot kemi forcën, këllqe dhe vetëbesimin për të ndërtuar dhe krijuar jetë edhe një fëmijë që varet nga ne. I inkurajoj edhe të gjitha vajzat që ndihen të padashuruara, në sfidë të vazhdueshme, sepse ka shumë vajza që punojnë, ia dalin vetë dhe meshkujt e kanë të vështirë të pëballen me to e t’ia dalin. Më janë shtuar njohjet e reja. Mendoj me vetëvlerësimin që kam për veten, ndoshta jam unë difekti dhe jo ai djali që duhet të ishte burri im por në idealin time kam menduar se do bëja 3 fëmijë. Jeta erdhi ashtu e paparishikuar. Jam e lumtur që nuk kam bërë zgjedhjen për një prind të gabuar,”- tha ajo e ftuar në emisionin “E diell” në 2020.