Bilisht/ Djali i saj ndërroi jetë pas një përleshje në Tiranë, 66-vjeçarja i jep fund jetes me…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bilisht, ku 66-vjeçarja Teuta Kaso është gjetur pa shenja jete. Policia dyshon paraprakisht se gruaja mund t’i ketë dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh.

Sipas burimeve, Kaso kishte përjetuar një humbje të rëndë vetëm pak kohë më parë, pasi djali i saj, Rigels Kaso, 42 vjeç, ndërroi jetë në korrikun e vitit të kaluar. Ai u dhunua nga një person në Tiranë, çka e çoi në gjendje kome, dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës.

Hetuesit kanë gjetur pranë trupit një letër të shkruar prej saj, por përmbajtja e saj nuk është bërë e ditur. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.