Bileta e fatit nuk i ndryshon udhë! Banorja largohet nga shtëpia e BBVA4

Livia është banorja që ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, në përballjen e saj kokë më kokë me Loredanën.

Pas nominimit të bërë nga dy opinionistët, të dyja banoret u cilësuan si më të rrezikuarat nga grupet e tyre.

Televotimi bëri të mundur që Loredana të vazhdonte garën e saj, teksa Livia mbyll këtu rrugëtimin e saj në BBVIP 4. As bileta e fatit nuk ishte në favor të saj.