Bilanci në Tiranë/ 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor në një javë
Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona dhe ka proceduar 20 të tjerë gjatë një jave për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar, 8 nga të arrestuarit u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, 3 pa leje drejtimi, ndërsa 6 të tjerë për shkelje të tjera rrugore. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 11 shtetas, mes tyre 6 të mitur që drejtonin pa patentë dhe një person i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.
Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 12 852 masa administrative për shkelje të ndryshme, janë bllokuar 17 automjete dhe janë tërhequr me karrotrec 20 mjete që kishin zënë hapësira të dedikuara për lëvizjen e lirë.
Gjithashtu, policia ka ushtruar kontroll ndaj 64 kamionëve dhe autobetoniereve, duke ndëshkuar 5 drejtues kamionësh dhe 3 drejtues autobetonieresh për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, shmangien e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe parkimin në vendet e ndaluara.