Bilanci në Shkodër/ 1425 gjoba dhe 14 drejtues të ndëshkuar penalisht për shkelje të rënda të Kodit Rrugor
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, në kuadër të një aksioni për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 10 ditëve të fundit janë marrë një sërë masash administrative dhe penale ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në total, janë vendosur 1425 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sipas të dhënave zyrtare, masat më të shpeshta janë:
- 627 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
- 230 masa për parakalime të gabuara
- 260 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
- 88 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
- 48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
- 36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit
- 22 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
- 28 masa për përdorimin e xhamave të errësuar
- 86 masa për sjellje të pahijshme të drejtuesve ndaj këmbësorëve
Përveç gjobave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, kryesisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia Rrugore e Shkodrës vijon monitorimin e akseve rrugore urbane, interurbane dhe rurale 24 orë në ditë, me pajisje bashkëkohore të loguara dhe të paloguara. Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe denoncimin e çdo shkeljeje në numrin falas 112.