Bilanci i SPAK për 2024/ Mbi 230 të arrestuar me masën “arrest me burg”, krimi i organizuar dominon me 30.84%
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar bilancin e masave të sigurisë të dhëna për vitin 2024, duke evidentuar një numër të lartë arrestimesh.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti janë vendosur masa sigurimi për 629 persona në total. Nga këto, 236 persona janë arrestuar me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas ndarjes specifike të veprave penale:
• Për çështjet e korrupsionit, masa “arrest me burg” përbën 5.1% të totalit të vendimeve të dhëna.
• Ndërkohë, për krimin e organizuar, kjo masë arrin në 30.84% të të gjitha masave të sigurisë të regjistruara.
Këto të dhëna tregojnë për një fokus të shtuar të SPAK në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale, duke e vendosur krimin e organizuar në qendër të veprimtarisë hetimore për vitin 2024.