Bilanc tragjik/ Vrasja në Dobraç “mbyllet” me 4 viktima! Humb jetën edhe 67-vjeçari që u përplas nga makina e Lici

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” në Dobraç para disa ditësh, raportohet se ka ndërruar jetë në spital 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili u plagos rëndë pasi motomjeti me të cilin ai qarkullonte u përplas nga makina e Hamza Licit, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri, të cilat u kryen nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa si pasojë e përplasjes kishte humbur jetën edhe bashkëshortja e Bashkim Bashës, Flutra Basha.

Shkodër/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.