Bilanc tragjik në Gaza/ Vriten 249 palestinezë në 24 orë, mbi 23 mijë viktima që nga fillimi i luftës
- 8 January, 2024
Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi sot se 23,084 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit si hakmarrje ndaj sulmeve të grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor.
Në 24 orët e fundit, janë vrarë 249 palestinezë dhe 510 janë plagosur. Ndërkohë, 58.926 persona janë plagosur që nga fillimi i luftës.
Shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ