Big Brother ndan lajmin e trishtë me banorët, emocione dhe solidarizim brenda shtëpisë së famshme

Nata e sotme ka nisur jo si zakonisht për spektaklin e famshëm Big Brother.

Prezantuesja e programit Arbana Osmani ka zgjedhur që të ndajë me banorët lajmin e tërmetit në Turqi e Siri.

Kujtojmë se banorët e formatit nuk kanë asnjë informacion me botën jashtë kjo në kuadër të rregullave të programit.

Emocionet kapluan të gjithë banorët e shtëpisë së famshme nga pamjet që iu transmetuan dhe nga numri i lartë i viktimave.

Qëllimi i vërtetë i ndarjes së këtij lajmi me banorët ishte solidarizimi dhe kontributi për këtë tragjedi, duke pasë parasysh edhe impaktin e këtij program në përgjithësi dhe banorëve në veçanti.