Bie zjarr në një fabrikë këpucësh në Durrës


Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ambientet e jashtme të një fabrike në periferi të Durrësit.

Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës i cili sapo ka mbërritur pranë objektit.

Fabrika ndodhet në unazë, në zonën e plazhit.