Bie pista e kombëtares braziliane, Luis Enrique drejt gadishullit

Zyrtarizimi i trajnerit të përkohshëm tek Brazili ka nxjerr në dritë horizonte të reja për teknikun Luis Enrique. Asturiani po mendon për një eksperiencë të re, ndoshta në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Chelsea shihet si destinacioni ideal për 52-vjeçarin, me “Blutë e Londrës”, që po konsiderojnë largimin e Graham Potter. Rezultatet negative në javët e fundit nuk kanë bindur drejtuesit dhe anglezi është i sakrifikuari.

Mbërritja në “Stamford Bridge” do t’i përshtatej ish-trajnerit të Spanjës, sado që nuk arriti të shkëlqejë në Botërorin e Katarit me kombëtaren iberike. Gjithashtu, tek Chelsea një tjetër profil i pëlqyer është ai i trajnerit të papunë, Zinedine Zidane.

Frrancezi ka një miqësi të madhe me Ronaldo fenomenin, i cili dëshiron që përdorë famën e tij për të ndikuar në emërimin e trajnerit të ri. Nëse Florentino Perez i beson ende teknikave të Carlo Ancelottit, Zizu do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Brazilit.