Është arrestuar në Madrid shqiptari 58-vjeç, Haredin Fejzulla, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik drogë, prej vitit 2014.Sipas autoriteteve të huaja ai ishte i dënuar me 29 vite burg në Belgjikë për 13 akuza për trafik drogë, organizim kriminal dhe falsifikim dokumentesh. Policia në Madrid ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarit.
Shqiptari u arrestua pas një hetimi që ka nisur që në janar të 2023 dhe u zhvillua në koordinim me autoritetet belge, pas dyshimeve se fshihej në Spanjë.Haredin Fejzulla është në listën e Europol si një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.
I arratisuri mori masa të shumta sigurie për të mos u lokalizuar dhe kishte mjete të ndryshme me të cilat udhëtonte të fshehura, si dhe shtëpi të shumta ku kalonte natën me ndërprerje.Ai ndërronte rregullisht edhe celularin. Megjithatë, ai u gjet të enjten e kaluar në lagjen Carabanchel kur po shkonte drejt një furgoni që kishte shkuar për ta kërkuar pranë njërës prej vendstrehimeve të tij.