Bie në pranga ‘zjarrvënësi’ i Kamzës, dogji një makinë dhe tentoi t’i vinte flakën edhe një tjetër
Një 32-vjeçar me precedent të theksuar kriminal është arrestuar nga policia e Tiranës. Ilirjan Gjuni, banues në Paskuqan, u kap dhe u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas një hetimi në kuadër të operacionit “Feedback” për djegien e automjeteve.
Sipas hetimeve, dyshohet se Gjuni është përgjegjës për djegien e një automjeti më 9 shkurt 2025 në Babrru, për tentativën për të djegur një tjetër automjet më 4 shkurt 2025 në të njëjtën zonë, si dhe për vjedhjen e një monopatine në Kamëz më 2 shkurt 2025.
Veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të 32-vjeçarit vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë angazhuar për të hetuar të tjera aktivitete të mundshme të tij.