Bie E-Albania! Qytetarët prej ditësh sorrollaten pa akses në portal, pasiguri për nxjerrjen e dokumenteve
E-Albania sërish jashtë funksionit.
Portali qeveritar që u kushton shqiptarëve miliona euro në vit, dhe që prezantohet si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë, ka qenë i paaksesueshëm për qindra qytetarë prej thuajse 3 ditësh.
Në mediat online dhe në rrjetet sociale janë publikuar me qindra denoncime, ku qytetarët ankohen se e kanë të pamundur aksesin në portal.
Mosfunksionimi i përsëritur i portalit qeveritar sjell pengesa për qytetarët që duan të marrin shërbime të ndryshme në zyrat shtetërore. Sipas tyre problemet e funksionimit të platformës janë kthyer në “normalitet” ndërsa iu mohohet marrja e shërbimeve dhe dokumenteve zyrtarë që iu duhen.
Problemet në sistem kanë krijuar kaos dhe kosto pasojat e të cilave sigurisht “i paguan” qytetari.