Çmimi i gazit natyror në tregjet evropiane ka shënuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur në 34 euro për megavat orë. Në bursën e Amsterdamit, që shërben si tregu referues për Evropën, kontratat TTF për dërgesat me afat kanë rënë me 3.89%.
Ekspertët lidhin këtë rënie me përmirësimin e kushteve të furnizimit, nivelet e larta të rezervave dhe kërkesën më të ulët për shkak të motit të butë për sezonin. Gjithashtu, stabiliteti në linjat kryesore të furnizimit ka ndikuar në uljen e presionit mbi çmimet.
Zhvillimi pritet të sjellë lehtësime për konsumatorët dhe industrinë, të cilët janë ndikuar ndjeshëm nga luhatjet e çmimeve të energjisë në vitet e fundit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ