Bici në krye të Kadastrës, Rama: Prisni bishtat e korrupsionit…
Krah Artan Lames, Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në një ceremoni zyrtare Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës. Në fjalën e tij Rama tha se puna e bërë deri më tani është e madhe, por jo e mjaftueshme. Prioritet i prioritteve tha Rama ndër të tjera do të jetë prerja e bishtave të korrupsionit që lëvizin nëpër zyra.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia dhe proceset e nisura na kanë dhnë mundësinë të shërbejmë pa radha dhe qytetarët ta kërkojnë shërbimin on line. Por jemi në kushte kur cikli mbetet I hapur sepse përgjigjet jepen ende me letër. Na duhen hapa të shpejtë dhe zgjidhje radikale për të mbyllur procesin.
Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme dhe kërkon që të sillet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë, në të gjitha aspektet. Na takon të kërkojmë shumë më tepër nga vetja cdo ditë. Duhen eleminuar të gjitha zonat ndarëse, s’ka më me zona e me cifligje e sfera influence.
Kadastra dhe i gjithë personeli duhet të hyjë tërësisht pas ekranit dhe të zhvillojë gjithë veprimtarinë e vet. Do duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë me AKSHI-n që procesi të marrë një tjetër vrull dhe të hyjë në një tjetër fazë.
Duhet patjetër që të merren masa shumë serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, të pisllëkut dhe korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër.
Një nga detyrat, të merret me një task forcë të brendshme për të cuar aty ku e kanë vendin të gjithë ata që kanë luajtur për interesa të tyre.
Duhet bashlëpunim edhe me prokurorinë, që ka të bëjë më korrupsionin e të kaluarës. Që prodhon edhe sot AMTP që jepen tani e pretendohet se janë dhënë në ‘91, ndaj duhet të përfshijë edhe institucione të tjera në mes.