Beyoncé dhe Adidas ndërpresin bashkëpunimin mes tyre

 

Këngëtarja Beyoncé dhe Adidas kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Beyonce dhe Adidas filluan bashkëpunimin e tyre në vitin 2018,  vit kur edhe marka e njohur mori përsipër prodhimin e veshjeve Ivy Park.

Linja e veshjeve  sportive u ideua nga këngëtarja e njohur e cila zgjodhi ti vendoste   markës emrin e vajzës së saj. Gazeta amerikane Uoll Strit Xhërnëll nënvizoi edhe faktin se artsitja e njohur dhe marka luksoze kishin vizione të ndryshme sa i përket bashkëpunimit.Mediat e huaja shkruajnë se artistja është e lumtur për këtë vendim pasi do të ketë më liri në vendimet që do të marrë për linjën e saj të veshjeve sportive.

Përvec kësaj linja e veshjeve Ivy Park, solli për vitin 2022 vetëm 40 milionë dollarë shumë më pak nga cfarë kishte parashikuar kompania Adidas.Ndërkohë,  artsitja do të nisë  turneun e saj botëror në maj ku do të ndalet në disa qytete evropiane.  Muajin e kaluar, Beyoncé bëri histori  duke u bërë artistja më e vlerësuar në historinë e Grammy.