Betohet kryebashkiaku i Mirditës, opozita bashkon votat

Albert Melyshi është zyrtarisht kryebashiaku i ri i Mirditës, pas betimit të zhvilluar ditën e sotme.

Opozita ka bashkuar votat dhe sot është konstituuar edhe Këshilli i ri Bashkiak, ku kryetar u zgjodh Aleksandër Picaku me 11 vota nga 12 këshilltarë që morën pjesë në votim. Pas betimit si kryetar, Albert Melyshi iu drejtua zyrave të Bashkisë, ku u prit nga paraardhësi i tij Ndrec Dedaj.
Melyshi kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve pa ngjyrime politike për zhvillimin e Mirditës.
Melyshi më herët gjatë ditës u shpreh në rrjetet sociale se ndjente përgjegjësi për ta bërë Bashkinë, institucion transparent dhe në shërbim të çdo qytetari.