Betimi si president i 47-të i SHBA-së, Trump do të përdorë të njëjtën Bibël që u inaugurua edhe Lincoln
Gjatë ceremonisë së tij të betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të përdorë Biblën historike që përdori edhe Abraham Lincoln gjatë inaugurimit të tij në vitin 1861. Ky akt do të jetë një simbol i vazhdimësisë dhe lidhjes me historinë e vendit. Trump gjithashtu do të përdorë një Bibël personale gjatë betimit të tij, duke përfshirë të dyja Biblat që ai përdori edhe gjatë inaugurimit të tij në vitin 2017.
Bibla e përdorur nga Lincoln është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare dhe është përdorur gjithashtu nga presidenti Barack Obama në dy inaugurimet e tij. Ndërkohë, zv.presidenti i zgjedhur, J.D. Vance, do të përdorë një Bibël të familjes së tij, një objekt me vlerë historike që daton nga stërgjyshja e tij. Ky moment i ngarkuar me simbolikë shënon një tjetër fazë të rëndësishme të historisë amerikane.