Beteja për 14 majin zhvendoset në KQZ, pas Berishës dorëzon dokumentacionin edhe Alibeaj

Ashtu siç u njoftua më herët grupi i Alibeajt ka çuar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.

Sefa mër mediat pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera.

Edhe Berisha deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në.

Ky veprim erdhi pasi Gjykata e Apelit ia la në dorë vulën e PD-së, Alibeajt, duke mos lejuar që Berisha mos të regjistrohej me logon e PD në zgjedhje.