Beteja e PD-së në KQZ, flet ish-kreu i institucionit: Shpresoj që Celibashi të ketë mendjen në kokë e të mos rrezikojë opozitën

Ish-kryetari KQZ-së dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë së PD Arben Ristani ka folur sot për situatën politike në Partinë Demokratike dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën.

Ai e tha se shpreson që Celibashi të japë një vendim të denjë, që mos të rrezikojë opozitën.

Sa i përket grupit Alibeaj ai tha se janë të bashkuar me Ramën dhe normalisht që nuk mund të bashkohen me PD. Ky grupim e ka ndarë mendjen se është kundër PD dhe pranë Ramës.

Shpresoj që Komisioneri Zgjedhor të ketë mendje në kokë dhe të jetë i pandikuar nga Rama. Uroj që Rama mos të jetë në pushtet dhe të bëjnë gjoja që bëjnë garë elektorale, ky është fundi i demokracisë. Në opozitë nuk është vetëm PD-ja, por dhe partitë e tjera.

PD e ka për detyrë që të bëjë opozitë në institucione, edhe pse parlamenti është i kapur. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi dhe të ndjekim rrugën institucionale. Ne do marrin pjesë në zgjedhje. Do vijojmë dhe me protestën.”, tha ai.

 

Check Also

Ngrin marrëveshja Meloni-Rama. Kampi i Gjadrit i mbyllur deri në korrik 2025”

“Shqipëria, ‘e mbyllur’ përkohësisht nga gjykatësit deri në korrik 2025.” Kështu shkruan Il Giornale referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *