“Besoji Zërit” filmi i të rinjëve kundër dhunës në familje
Sot kur familja shqiptare përballet me format e ndryshme të dhunës, vajzat ndrydhen nga djemtë dhe në shkolla mbizotëron bullizmi një gjimnaziste në Pogradec bashkë me moshatarë të saj kanë zgjedhur të japin mesazhe të forta përmes një filmi. “Besoji Zërit” sipas Klea Llakmanit është film i erdhi i frymëzuar pikërisht nga këto situata.
“Kam mbledhur të gjitha ato raste që kam parë në përditshmërinë tonë, që ndoshta nuk merren edhe masat e duhura për ti parandaluar si bullizmi, dhuna në familje, të gjitha këto bashkë i grumbullova dhe krijova këtë film ku nuk përfshihej vetëm një tematikë e vetme. Ne jemi të gjithë nxënës të gjimnazit “Gjergj Pekmezi” dhe ky projekt në fund do i mbetet shkollës”.
Luçjana Bashalli, vajza me të kuqe: “Është e hidhur për ta pranuar por realiteti shqiptar është i mbushur me situata të tilla siç është dhuna në familje, diskriminimi i grave, bullizmi me të cilin hasen femrat dhe nga ana tjetër fakti që femrat e vetëmohojnë fuqinë e tyre përballë meshkujve, roli im ishte që tiu jepja një mësim vajzave dhe tiu kujtoj atyre se zëri i tyre është shumë i vlefshëm për këtë shoqëri”.Qëllimi i Kleas dhe gjimnazistëve të tjerë nuk ishte që thjeshtë të krijonjn një film por të jepnin mesazhet e duhura për bashkëmoshatarët e diskrimknuar dhe gratë e dhunuara që të mos heshtin por to besojnë zërit të tyre.
“Brezi i ri mund të merrte shumë mesazhe nfa kjo premierë, ky film i është dedikuar tërësisht atyre, çdokush mund të jetë i përfshirë dhe të rinjtë e sotëm, po edhe ata ndodhet në situata të tilla si aktorja në film”
“Përballemi çdo ditë me situata të tilla dhe jo gjithmonë është shoqëria ajo që del në krah por në rastin e filmit tonë ne kemi dashur të përcjellim mesazhin që shoqëria të jetë gjithmonë aty, sepse janë vërtetë të rënda dhe ata që e përjetojnë e kuptojnë shumë mirë dhimbjen. Edhe titulli i filmit e përcjell mesazhin që duhet ti besojmë zërit, shoqërisë, familjes etj”.
“Dita ditës po dëgjojmë vrasje, vetvrasje nga bullizimi, ka shumë të rinj që nuk ndjehen mirë nga ana mentale si pasojë e bullizmimeve që marrin dhe ky film është ideal për mesazhet drejt femrës dhe kundër bullizmit”.
Filmi “Besoji Zërit” ka pasur për autore dhe regjisore Klea Llakmanin dhe e gjithë kasta e aktorëve të përfshirë ishin të rinj të apasionuar pas aktrimit nga gjimnazi Gjergj Pekmezi.