”Besoj se do të kthehem shpejt”, Rama del nga spitali, ka një mesazh për të gjithë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me nje postim në rrjete sociale ku falenderon të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.
Një falenderim special Ramak a edhe për mjekët dhe infermierët që janë kujdesuar për shendëtin e tij.
Kujtojmë se Rama ka dalë sot nga spitali pasi një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Postimi
Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi