Besimtarët myslymanë nisën sot agjerimin në muajin e shenjtë të Ramazanit
Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur Kurani iu shpall Profetit Muhamed. Rreth 1,400 vjet më parë, besohet se Profeti Muhamed ishte duke medituar në një shpellë, kur engjëlli Xhibril iu afrua atij.
Sivjet, muaji i agjërimit pritet të përfundojë të enjten më 23 prill dhe do të shënohet me Fitër Bajramin.
Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili apo Zelanda e Re, do të agjërojnë mesatarisht 12 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet më veriore, si Islanda apo Grenlanda, do të kenë agjërim më shumë se 17 orë.
Agjërimi përfshin mungesen e ushqimit, pirjen e ujit lengjeve, duhanit etj. Ushqimi hahet para se të bjerë agimi (Syfyri) për t’i dhënë ushqim trupit për agjërimin dhe një vakt hahet pas perëndimit të diellit (Iftar) për ta prishur atë. Agjërimi është detyrim vetëm për njerëzit me shëndet të plotë – ka përjashtime për:
• Të sëmurët
• Shtatzënat
• Udhëtarët
• Fëmijët e vegjël
Agjerimi nihet dhe nga besimtaret e feve te tjera por ne dite te vecanta.
Në judaizëm, ka gjashtë ditë agjërimi, njëra prej të cilave quhet Yom Kippur, “Dita e Shlyerjes”. Shumë hebrenj zgjedhin të agjërojnë për 25 orë për të përkujtuar këtë ditë.
Budizmi gjithashtu ka një lidhje të fortë me agjërimin. Ithtarët e fesë zakonisht agjërojnë kur shihet një hënë e plotë dhe në festa të tjera të rëndësishme. Katolikët shpesh agjërojnë “të mërkurën e hirit” dhe “të premten e mirë”. Ndërsa besimtaret hindusët zakonisht agjërojnë gjatë festivaleve të tilla si Shivarati, Sarasëati dhe Puja.