Besimtarët Katolikë në Korçë Kremtojnë Festën e Dëftimit të Zotit

Besimtarët katolikë në Korçë u mblodhën sot për të kremtuar Festën e Dëftimit të Zotit, një nga momentet e rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Mesha e shenjtë u mbajt nga Dom Angelo Porrello, meshtari i kishës, i cili përcolli mesazhet e kësaj dite të shenjtë.

“Festa e Dëftimit të Zotit na kujton se drita hyjnore është gjithmonë pranë nesh, duke na udhëhequr drejt paqes dhe dashurisë së Zotit,” – tha Dom Angelo Porrello gjatë meshës.

Pas ceremonisë, besimtarët morën me vete ujin e bekuar, një simbol i pastrimit shpirtëror dhe bekimit për ta dhe familjet e tyre. Festa e Dëftimit të Zotit mbetet një moment reflektimi dhe bashkimi për komunitetin katolik në Korçë.