Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Aktori detyrohet të paguajë 1.5 mijë euro në muaj për fëmijët

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë finalizuar zgjidhjen ligjore të martesës së tyre në Gjykatën e Tiranës, duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre si çift.

Vendimi gjyqësor detyron aktorin e njohur të kontribuojë me 1.5 mijë euro çdo muaj për mirëqenien dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen. Sipas vendimit, kujdestaria e fëmijëve i është lënë këngëtares Xhensila Myrtezaj, ndërsa Bes Kallaku do të ketë të drejtën t’i takojë disa herë në muaj gjatë fundjavës dhe t’i mbajë për 15 ditë gjatë pushimeve verore në muajin gusht.

Megjithëse janë ndarë zyrtarisht, mbetet mister burimi i pasurisë së tyre të konsiderueshme, që sipas raportimeve shkon mbi 10 milionë euro. Çifti ka investuar në prona të shtrenjta, duke përfshirë një shtëpi luksoze me vlerë mbi 1 milion euro pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Gjithashtu, në vitin 2021, Xhensila Myrtezaj hapi një klinikë dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë, një tjetër investim i rëndësishëm në karrierën e saj jashtë muzikës.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, arsyet e ndarjes mbeten ende të paqarta për publikun, pasi asnjë prej tyre nuk ka dhënë komente të drejtpërdrejta rreth shkaqeve që çuan në prishjen e martesës.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ishin një nga çiftet më të njohur dhe të dashur të showbiz-it shqiptar, me një histori dashurie që shpesh ishte në qendër të vëmendjes mediatike.